Vendosni fjalën kyçe....

Justin Timberlake sulmohet në Javën e Modës në Paris (VIDEO)


Gigi Hadid nuk është e vetmja që është përballur me një incident gjatë javës së modës në Paris. Edhe Justin Timberlake është ndeshur me një moment të pakëndshëm, gjatë hyrjes së tij në tapetin e kuq për në shfaqjen e Louis Vuitton.

Ndërkohë që këngëtari 38-vjeçar po ecte paralelisht me bashkëshorten e tij Jessica Biel, një burrë u hodh në këmbët e tij. Ai u identifikua si Vitalii Sediuk, një person i njohur për prishjen e eventeve në tapetin e kuq.

I rrethuar në të katër anët nga turma e njerëzve, Sediuk u hodh dhe e kapi Timberlake në këmbën e djathtë, siç shkruan “Fox News”. Më pas ekipi i sigurisë së këngëtarit e largoi atë nga eventi.

Fotografitë e incidentit janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Me një incident të ngjashëm u përball edhe Gigi Hadid, kur një grua u fut papritur në pasarelë dhë nisi të ecte krah modeleve. Gigi arriti ta largonte personalisht duke e kapur atë prej krahu.

Të dy personat, bëjnë shpesh rrengje të tilla për të fituar vëmendjen e mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *