Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati serb për kryeministër: Vuçiç kërcënon me largim nga puna nëse nuk votohet Lista Serbe


Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit “Sloboda” (Liria), Nenad Rashiç, ka thënë se fushatën është duke e vazhduar me presione nga Beogradi.

Rashiç në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tani ka kërcënuar ata që nuk e votojnë Listen Serbe do të mbesin pa vende pune.

“Fushata ende është duke na shkuar me presione,e njëjta metodologji, nuk ka ndryshime. Edhe Presidenti Vuçiç është inkuadruar në fushatë, dhe ka deklaruar që nëse nuk fiton Lista Serbe atëherë qytetarët do t’i humbin të gjithë vendet e punës si në arsim dhe shëndetësi. Këtë deklaratë të detajuar e ka bërë piëkrisht për Listën Serbe, duke i kërcënuar që do ta bëjë këtë nëse nuk e votojnë këtë subjekt”, ka thënë ai.

Rashiç ka folur edhe për video-spotin e fushatës, të cilin e ka bërë në gjuhën shqipe, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve madje edhe shqiptarë që ta votojnë.

“Unë e kam bërë video-spotin në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tema e ditës në Serbi, si në media po ashtu edhe tek udhëheqja. Iu ka penguar paraqitja ime në gjuhën shqipe, sidomos tek pjesa ku kam përdorur fjalën që “Lista Serbe, ai instrument apo subjekt është një monsturm politik”.

Në YouTube kemi pasur shumë komente ofenduese nga ata që janë në shërbim të regjimit të Serbisë. Kjo që po ndodhë nuk është diçka që se kam pritur”, ka theksuar Rashiç duke shtuar se e kishin akuzuar që është parti shqiptare.

“Video është klikuar mjaft shumë, dhe më kanë akuzuar që jam parti shqiptare. Unë e kam bërë në gjuhën shqipe sepse mendoj që në demokraci duhet shkuar një hap më tej, e të kërkojmë votën edhe nga shqiptarët. Mendoj që do të japim kontribut edhe më shumë se sa që kemi dhënë që kur jam i kyçur në politikë, qe 14 vite. Po shpresoj që kjo do të ndikoj tek shqiptarët që të shikojnë një përkushtim tonin për bashkjetesë.

Ne që nga fillimi kemi potencuar që pas hyrjes qoftë në parlament apo qeveri, do të kemi prioritet dialogun dhe inicimin e një dialogu fer, që flet për pajtim. Kjo është diçka me rëndësi për neve, dhe do të marrim përgjegjësi qoftë për dialogun me politikë, apo me ekspert ose institucional. Ne jemi përkushtuar për një gjë të tillë dhe shpresoj që pas zgjedhjeve do të kemi rol aktiv për këtë”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Ndryshe në video-spotin e realizuar, kandidati për kryeministër nga koalicioni “Liria”, Nenad Rashiç, thotë se me votën e tyre për këtë koalicion do ta heqin ndikimin negativ siç thekson Rashiç të monstrumit politik që quhet Lista serbe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *