Vendosni fjalën kyçe....

“Konflikti bërthamor do prekë qindra milionë njerëz” – Pakistani paralajmëron Indinë


Një konflikt ende në shkallë të vogël mes dy fqinjëve aziatikëtë mund të ndezë një luftë bërthamore që do të vriste qindra miliona, tha kreu pakistanez i Kashmirit, pak ditë pasi kryeministri Imran Khan iu drejtua Indisë me retorikë të ngjashme.

‘Edhe një konflikt i kufizuar ushtarak mund të çojë në një luftë bërthamore. Pasojat do jenë të gjera dhe do përfshijnë edhe ata që nuk marrin pjesë në konflikt,’ u citua Masood Khan, presidenti i pjesës së kontrolluar nga Pakistani të Kashmirit.

‘Nëse shpërthen një luftë midis Indisë dhe Pakistanit, ajo do të jetë e shpejtë, ‘e pisët’ dhe vdekjeprurëse. Do të jetë një Armagedon, qindra miliona do të vdesin në Azinë e Jugut, dhe 2.5 miliardë njerëz do të preken nga rrezatimi në të gjithë botën.’ – shtoi ai.

Imran Khan, ish-i dërguari i Pakistanit në Kombet e Bashkuara, u shpreh pak ditë më parë në fjalën e tij në Kombet e Bashkuara, duke thënë se vendi i tij nuk po kërkon luftë, por ai po paralajmëronte ‘një skenar realist në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të mund të ndërhynte dhe të shtonte presionin mbi Indinë’.

Zyrtarë të lartë të Pakistanit e ngritën retorikën pasi Indiai  hoqi Kashmirit statusin e saj të autonomisë dhjetëvjeçare, duke përmendur nevojën për të shuar kryengritjen dhe separatizmin në rajonin e Himalajeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *