Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërcënuar me padi personat që krijojnë video false për të.
“Sqarim Publik. DEPUTETI Kujtim GJUZI S’BEN NGACMIME SEX NE MESANXHER A TELEFON, KUSH SAJON VIDEO FALSE DO NDIQET ME PADI PENALE”, shkruan Gjuzi në rrjetet e tij sociale.
Ky reagim i fortë i Gjuzit vjen jo pa shkak, por sepse një faqe në “Facebook” ka publikuar një video të një bisede në “Instagram”, nga një faqe me emrin e Gjuzit me një vajzë.
Në këto mesazhe, personi me emrin e Gjuzit shprehet se në Kuvend të gjithë deputetët kryejnë marrëdhënie seksuale dhe në një moment ai i premton vajzës në këmrim të favoreve seksuale, hyrjen edhe në presidencë.
Në një moment gjatë bisedës, personi që hiqet si Gjuzi i propozon vajzës që të bëjnë treshe me presidentin Meta, për të cilin thotë se e ka mik, pavarësisht se në politikë nuk bien dakord.
Në rrjetet sociale kanë nisur talljet për Kujtim Gjuzin, pas deklaratës së këtij të fundit në një emision, se ish-missi Silvana Bushati kishte “ballkon të rrezikshëm”.
Pak ditë më vonë, Bushati u shfaq në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore me një post të rëndësishëm. Ajo ishte nënpresidente e Akademisë Kombëtare Konservatore Albania”.