Është shkarkuar nga detyra kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ndërsa është zbuluar edhe emri që do e zëvendësojë.
Ai ëshë Robert Lili, i cili ka qenë më herët drejtor i OSHEE-së në Gjirokastër.
“Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”, thuhet në deklaratënë e Ministrisë së Bujqësisë.