Vendosni fjalën kyçe....

SHBA nis bisedimet me talebanët


Negociatorët më të mirë të SHBA-së dhe talebanëve do të takohen në Islamabad për të nxitur ringjalljen e procesit të paqes afgane, një muaj pasi bisedimet dështuan.

”I dërguari special i SHBA, Zalmay Khalilzad mbërriti në qytet për t’u takuar me krerët pakistanezë”, ka thënë Ministria e Jashtme pakistaneze.

Kjo është përpjekja e parë për rifillimin e bisedimeve që presidenti Donald Trump i shpalli “të vdekura” muajin e kaluar.

”Një delegacion i talebanëve afganë, i udhëhequr nga kreu i krahut politik i milicisë, mullahu Abdul Ghani Baradar do të mbërrijë në Islamabad’’, tha një zëdhënës i grupit.

”Baradar do të takohet me liderët pakistanezë gjatë udhëtimit, pjesë e përpjekjeve të talebanëve për t’u afruar me vendet e rajonit”, tha zëdhënësi Suhail Shaheen.

“Ky është qëllimi ynë dhe ne po përpiqemi sepse besojmë se ka një mundësi të re pas zgjedhjeve presidenciale afgane” tha zyrtari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *