Përfshihet nga flakët një apartament në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr 4 të qytetit.
Zjarri ka nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në apartamentin që ndodhet në katin e katërt të një pallati. Në momentin e shpërthimit mësohet se nuk ka patur persona brenda banesës.
Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Mirëpo si pasojë e flakëve, apartamenti ka pësuar dëme të mëdha materiale.
(Lajmi në përditësim…)