Vendosni fjalën kyçe....

“Të ndryshojë ligji për naftën, kemi përfunduar me 6 rroga në vit” – Punonjësit e Ballshit në protestë


Rreth 800 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë.

Shkak për këtë është bërë ndërprerja e punës në këtë rafineri, që vjen për shkak të mungesës së lëndës së parë, naftës bruto.

Edhe pak ditë më parë, punonjësit e rafinerisë zhvilluan një tjetër protestës masive duke kërkuar rifillimin e punës pasi nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash.

Menaxheri i kompanisë tha pak ditë më parë se kjo është situatë e përsëritur ndërsa kërkoi një ligj që u jepte përparësi punëtorëve.

Ndërsa një nga punonjëset e rafinerisë tha se qeveria e parlamenti duhet të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës, pasi kjo po u sjell shumë probleme familjeve të tyre.

‘I kërkojmë parlamentit shfuqizimin e ligjit për eksportin e  naftës bruto. Kërkojmë nga parlamenti shqiptar që përpunimi i naftës bruto të bëhet në vend, siç e ka premtuar kryeministri Rama. Nga 14 rroga në vit kemi përfunduar me 6 rroga në vit e kjo sjell vështirësi të mëdha për familjet tona. Nëse kompanitë në vend nuk na furnizojnë me naftë, i takon qeverisë të ndërhyjë dhe ta gjejë.’ – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *