Një vrasje ka ndodhur në Mirditë para pak çastesh.
Ngjarja ka ndodhur në Fan ndërsa viktimë ka mbetur 34-vjeçari Eri Zefi, banues në Kurbin.
Policia ka nisur aksionin për kapjen e autorit ndërsa nuk dihen ende rrethanat e krimit të rëndë.
Informacion paraprak
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.