Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Portative” Orikum të Vlorës.
Zjarri qe dyshohet se është i qëllimshëm, ka përfshirë kallamishtet dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, janë duke u rrezikuar 3 banesa.
Zjarrfiksja ka mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar zjarrin në njërën prej banesave, por po punon për të siguruar fikjen e zjarrit edhe në dy banesat e tjera.