Vendosni fjalën kyçe....

200 mijë euro vjedhje në 5 muaj, arrestohen dy shtetas shqiptarë në Itali


Dy shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Santa Maria Capua Vetere dhe Casaluce, duke ekzekutuar kështu urdhrin e arrestit nga gjykata e Anconas.

Dy shqiptarët, përkatësisht 36 dhe 32 vjeç, në bashkëpunim edhe me persona të tjera për të cilët po punohet për t’u identifikuar, kanë kryer 73 grabitje nëpër shtëpi në zona të ndryshme të Italisë.

“Ansa” shkruan se shuma totale e grabitjeve të kryera kap shifrën e 200 mijë eurove.

Hetimet, të cilat zgjatën 7 muaj, nisën pas 7 grabitjeve të kryera në amerano (Ancona) më 18 shkurt në shtëpi jo shumë larg nga njëra-tjetra.

Grabitjet ishin thuajse të njëjta. Grupi hynte në apartamente duke hapur dyert ose dritaret. Pasi bastisnin sendet me vlerë, iknin me makinë duke përdorur autostradat në zonë.

Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të zbuluar raste të tjera apo për bashkëpunëtorët e mundshëm.

Vjedhësit, për shkak të gatishmërisë së tyre, arritën të ngjiteshin  në shtëpi edhe në katet e sipërme, duke u ngjitur në kangjella apo tubave të ulluqeve.

Shtëpitë e zgjedhura ishin gjithmonë afër rrugëve kryesore arteriale ose autostradave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *