Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal fiton me lehtësi, Lazio 3 pikë me vuajtje (Rezultatet)


Arsenali ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Standart Liege të Mërgim Vojvodës, duke mos u dhënë asnjë shpresë.

Ylli i këtij takimi ishte padyshim Martinelli i cili shënoi dy gola (13’, 16) dhe asistoi tek goli i katërt i shënuar nga Ceballos, që më shumë mundësi nëse nuk do e kishte prekur do ishte sërish gol.

Goli tjetër u shënua nga Willock në minutën e 22.

Arsenali është në vend të parë me 6 pikë, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Ndjekur nga Liege me 3 pikë dhe Frankfurt po me 3 pikë. Grupin F e mbyll Guimaras me 0 pikë.

Lazio e Strakoshës ka arritur një fitore mjaft të vuajtur kundër Rennes.

Ata e panë veten në disavantazh të një goli pasi francezët shënuan në minutën e 55-të.

Por, përgjigjja e italianëve do të vinte pas vetëm nëntë minutash me anë të Milinkovic dhe Immobile do të shënonte golin e fitores në minutën e 75-të të takimit.

Lazio vuajti shumë në minutat e fundit ku Rennes pati disa raste, por nuk arriti që ti konkretizonte.

Strakosha bëri disa ndërhyrje të mira.

Në Grupin E është Celtic që kryeson me 4 pikë e ndjekur nga Lazio dhe Cluj me nga tri pikë.

Teksa mbyll grupin Rennes me një pikë.

Rezultatet:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *