Vendosni fjalën kyçe....

Basha ia përsërit Ramës: Plotëso kushtet ose hap krahun


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, ka deklaruar se kryeministri Rama duhet të hapë krahun ose të plotësojë kushtet që i ka çuar mbi tavolinë opozita e bashkuar.

Ai tha se pengesa për integrimin e vendit në Bashkimin Europian është Edi Rama, përgjegjësi i vetëm për këtë.

Basha tha se Shqipërisë i duhet shpejt një drejtim i ri dhe këtë e vendosin zgjedhjet e lira e të ndershme.

‘Në vend që të sillte zgjidhje për problemet solli më shumë probleme. Në vend që të krijonte vende pune, i detyroi shqiptarët të largohen nga vendi. Në vend që të luftonte korrupsionin e futi atë në çdo qelizë e çdo zyrë të administratës. Tani është koha që të hapë krahun dhe t’u japë shqiptarëve mundësinë e integrimit e të zhvillimit. Në duhet një drejtim i ri dhe na duhet shpejt. Ai vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Reforma zgjedhore është prioritet i BE-së, shqiptarëve dhe opozitës. Ne kemi propozuar një plan të qartë që i hap rrugë zhvillimit dhe integrimit. Plani është mbi tavolinë. Ta hapë, ta zbatojë, ose të hapë krahun. Nuk është betejë për Ramën e Bashën por për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.’ – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *