Dy javë ka zgjatur drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga Vasilika Vjero e cila e mori postin pas dorëheqjes së Sonila Qatos.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Vjero e cila për Top Channel konfirmoi se ndodhet jashtë vendit për shkak të shëndetit të vajzës së saj.
Vjero ka pasur arsye personale për dorëheqjen e saj ndryshe nga parardhësja Qato e cila la detyrën për shkak të një denoncimi nga një kompani ndërtimi rrugësh për tenderin e segmentit Kardhiq-Delvinë.