Vendosni fjalën kyçe....

F-35 i pakapshëm nga radarët? Kompania gjermane pretendon ndryshe


Kompania gjermane e prodhimit të radarëve, Hensoldt, pretendon se ka gjurmuar 2 avionë amerikanë të brezit të fundit, ‘F-35’ për 150 kilometra.

Sipas kompanisë, sistemi pasiv i radarëve të kompanisë i quajtur, TwInvis, ka arritur të kapë dy avionët, të cilët teorikisht janë të pagjurmueshëm nga radarët.

Megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritet amerikane dhe as ato gjermane.

F-35 është avion luftarak i gjeneratës së pestë dhe prodhuesi pretendon se ai është i pakapshëm nga radarët, gjë që i jep përparësi në luftën ajrore me rivalët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *