Vendosni fjalën kyçe....

Fox News: Ish-kryeprokurorit të Ukrainës iu kërkua të tërhiqej nga hetimi i firmës së lidhur me Biden


Ish-zv.presidenti amerikan, Joe Biden dhe i biri, Hunter

Ish-kryeprokurori i Ukrainë, Viktor Shokin, i pushuar nga puna 3 vite më parë dhe që ëshë në qendër të polemikës, së çështjes Biden, i ka thënë avokatit personal të presidentit Trump, Rudy Giuliani, në fillim të këtij viti se atij iu tha që të hiqte dorë nga hetimi ku përfshihej një firmë e gazit natyror, që ishte e lidhur me djalin e Joe Biden.

Këto hollësi të asaj interviste i janë dorëzuar Kongresit nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit të mërkurën.

‘Fox News’ mori një kopje të shënimeve të Giulianit nga intervista e tij në janar 2019 me Kryeprokurorin ukrainas të shkarkuar, Viktor Shokin, në të cilin ai pretendoi se ‘hetimet e tij u ndalën nga frika e Shteteve të Bashkuara’.

‘Z. Shokin u përpoq të vazhdojë hetimet, por rreth qershorit e korrikut të vitit 2015, ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey R. Pyatt, i tha atij se hetimi duhet të trajtohej me ‘doreza të bardha’, që sipas Shokin, kjo nënkupton të mos bënte asgjë,’ thuhet në shënimet nga intervista e publikuar.

Shënimet gjithashtu pohuan se Shokin-it u tha që Biden kishte bllokuar ndihmën amerikane për Ukrainën gjatë hetimit.

Shokin u shkarkua në prill 2016 dhe çështja e tij u mbyll ‘nga Prokurori i Përgjithshëm aktual, Yuriy Lutsenko’, sipas shënimeve. Megjithë pretendimet e tij, Shokin, në të dy anët e Atlantikut, është akuzuar gjerësisht për korrupsion.

Ish-kryeprokurori i Ukrainës, Viktor Shokin

Por roli i Biden është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi demokratët filluan një hetim për fajësim në lidhje me përpjekjet e Trump për të bindur Ukrainën që të hetonte veprimet e Bidenit.

Biden, i cili kërkon të heqë presidentin Trump nga kolltuku në zgjedhjet e vitit 2020, dikur u mburr plot krenari në media, se kur ishte zv.president dhe drejtonte politikën e administratës Obama në Ukrainë, ai me sukses i bëri presion Ukrainës për të shkarkua Viktor Shokin, i cili ishte prokurori më i lartë në atë kohë.

Ai kishte hetuar themeluesin e ‘Burisma Holdings’, ku djali i Joe Biden, Hunter Biden, kishte një rol të rëndësishëm e  fitimprurës.

Aleatët e Biden, megjithatë, pohuan se ndërhyrja e tij, që shkaktoi shkarkimin e Shokin, nuk kishte asnjë lidhje me të birin, por përkundrazi ishte e lidhur me shqetësimet e korrupsionit.

‘Wall Street Journal’ raportoi javën e kaluar se deri në kohën e ndërhyrjes së Biden, çështja ‘Burisma’ kishte qenë ‘e fjetur’.

Sidoqoftë, Shokin, në atë kohë, sipas intervistës, po hetonte Mykola Zlochevsky, ish-ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës – gjithashtu themeluesi i ‘Burisma’.

Hunter Biden u emërua në bordin e firmës, për të cilën Shokin pretendoi se ishte një emërim i bërë nga Zlochevsky ‘me qëllimin e mbrojtjes së tij’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *