Presidenti i vendit Ilir Meta, do të bëjë nesër publik qëndrimin e tij për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e maxhorancës për ta shkarkuar me pretendimin se ka shkelur Kushtetutë.
Presidenca konfirmon se nesër do të bëhen publike edhe pyetjet e Metës për Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.
Me daljen e raportit paraprak palët menjëherë publikuan interpretime të kundërta lidhur me opinionet e dhënë në të nga Komisioni i Venecias.
Mediat pranë qeverisë i interpretuan qëndrimet në raport si shkelje të Presidentit Meta me dekretin për zgjedhjet, ndërsa nga ana tjetër palët pranë Presidentit e argumentojnë se Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të kushtetutës e cila mund të sjellë shkarkimin e tij.
Reagimet mbi këtë raport janë të njëjta si me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ku palët nga të dyja krahët e interpretuan njëherë si dështim të procesit me shkelje ligjore dhe pala tjetër si raport ku konfirmonte se procesi i votimit ishte i rregullt.
Pas këtij raporti pritet qëndrimi përfundimtar i Komisionit të Venecias i cili do bëhet publik në datën 11 tetor, por në raportin paraprak theksonte se presidenti nuk mund të shkarkohet.
Presidenti Meta së bashku me këshilltarët e tij do të udhëtojnë drejt Italisë, po ashtu edhe kreu i grupit socialist Taulant Balla i cili do të përfaqësojë maxhorancën./Hashtag.al