Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Brendshme vidhet dy herë brenda muajit, nisin hetimet


Ministria e Brendshme është vjedhur dy herë brenda muajit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet, raporton TCH.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, më 2 tetor në parkun e Ministrisë së Brendshme.

Dyshohet se nga parku i institucionit janë marrë kondicionerë, printer, skanera tha një burim për gazetaren Anila Hoxha.

I njëjti burim pranë prokurorisë i ka thënë jo zyrtarisht gazetares, se kjo është ngjarja e dytë brenda muajit pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *