I ftuar në “Opinion”, Meta theksoi se nuk mund të priste që të vriteshin shqiptarë për të ndërhyrë për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Harruat ju Sahit Dollapin që u rrah në mënyrë barbare dhe që mund të rrezikonte jetën pasi kishte kryer një operacion në zemër. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Monikës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve që ndonjëherë u bënë palë dhe në disa raste u bënë edhe palaço që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po Presidenti çfarë bëni”- tha Meta.
Meta bëri përgjegjës për krizën politike të gjithë aktorët që dhunuan Kushtetutën dhe certifikuan shkeljen e saj.
“Faji është i atyre që dhunuan Kushtetutën dhe atyre ndërkombëtarëve që certifikuan shkeljen e Kushtetutës dhe që thanë që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë mund të zgjidhet me 69 vota”- shtoi ai.