Vendosni fjalën kyçe....

Placido Domingo anulon shfaqjet e fundit në SHBA për shkak të akuzave të paprovuara dhe anonime


Dashamirësit e operës në SHBA, tani do t’ju duhet të udhëtojnë në Evropë për të parë tenorin Placido Domingo.

Këngëtari u detyrua të anulojë shfaqjet e tij të fundit të mbetura në SHBA, pas akuzave anonime dhe akoma të paprovuara për ngacmim seksual.

Domingo dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i “Los Angeles Opera” të mërkurën dhe u tërhoq nga shfaqjet e tij të planifikuara në qytet.

Tenori 78-vjeçar, tha se akuzat e fundit për ngacmim seksual kishin “kompromentuar” aftësinë e tij për të shijuar punën e tij.

Sipas një shkrimi të AP-së në gusht, këngëtare dhe valltare kolege të Domingos, e akuzuan atë se i prekte, puthte dhe ngacmonte në mënyrë jo të duhur ato, si dhe se u ka bërë presion disa prej tyre për të kryer marrëdhënie seksuale.

Akuzat janë akoma të paprovuara, dhe të gjitha akuzueset, përveç dy prej tyre, kanë zgjedhur të mbeten anonime, shkruan RT.

Los Angelos Opera kishte hapur një hetim të brendshëm për akuzat.

Domingo mohon çdo akuzë dhe këmbëngul se të gjitha marrëdhëniet e tij seksuale të së kaluarës ishin konsensuale.

Pavarësisht nëse ai është vërtet fajtor apo jo, karriera prej pesëdekadash e Domingos në Amerikë ka përfunduar nga thashethemet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *