Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me planin e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza. Rama vuri në diskutim kompetencat e kreut të opozitës, për planin që ka marrë përsipër t’i dorëzojë.
“ Nëse jemi patriotë dhe nëse e kemi të ndarë Evropën nga qeveria socialiste duhet urgjent e bashkërisht të bëjmë reformon si fazë të mbarë dhe të marrin një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR ti zbatojmë. Ato janë e zeza mbi të bardhë.
Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e negociatave sot, ne i kemi plotësuar kushtet. Flasim edhe për votën e emigrantëve, do ta bëjmë edhe pa ju.
Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun. Unë s’di t’i jap makinës, kjo dihet. Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun. Me çfarë dekreti hyjnor ma ke dorëzuar planin. Kush je ti, kë përfaqëson?”-tha Rama.
Ditën e djeshme, pas takimit me aleatët, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se opozita ka përgatitur një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, të cilin ia ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Basha kërkoi që Rama ta zbatojë planin, ose në të kundërt të hapë rrugën.
Në planin me 5 pika, që ka edhe disa nënpika, theksohet ndër të tjera se opozita është e gatshme të marrë pjesë në reformën zgjedhore, por me disa kushte siç janë: largimi i Gjiknurit dhe personave të tjerë që akuzohen për përfshirje në blerjen e zgjedhjeve. Kusht tjetër është drejtimi i procesit nga një strukturë e përbërë nga institucionet ndërkombëtare, një nga parlamenti dhe një nga opozita e bashkuar./Hashtag.al