Vendosni fjalën kyçe....

Rama kapet me Gjuzin: Mbretit i lejohet të shkelë rregulloren


Kryeministri Edi Rama ka debatuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi në Parlament. Ky i fundit i përgjigjej me replika kryeministrit, gjatë kohës që ai mbante fjalën e tij në Parlament.

Komenteve të Gjuzit, Rama iu përgjigj me ironi.

“Unë ju kam të gjithë njësoj juve këtu dhe ata atje, madje ata atje më dhimbsen më shumë. Zotëria këtu ka hallin e monarkisë. Ti je mbret nuk të lëviz njeri nga froni. Je mbret pa mbretëri po mbret je.”, komentoi Rama.

Por kur kryeministri po përfundonte fjalimin, Gjuzi i ndërhyri përsëri dhe debati mes tyre vijoi.

“O lartmadhëni dallimi mes meje dhe teje është se ti ke jetuar që në luftën e parë botërore, unë kam lindur në vitin 1964. Mos më fut aty se aty je në avantazh, se ti ke qenë në të gjithë frontet e luftës. Mos e ngatërro me ditëlindjen në certifikatë. Ti vjen nga lufta e parë botërore, unë ta njoh mendjen, ti flet me kompetencë. O Taulant, lëre, një mbreti në Parlament i lejohet të shkelë rregulloren, për më tepër kur është mbret pa mbretëri.”, komentoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *