Edhe pas gjyqit të pestë, Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për fshehje të ardhurash e mospagim taksash.
Kësaj radhe jo për ARMO-n, por për Taçi Oil.
Vendimi është dhënë ditën e djeshme, teksa Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Drejtorisë së Tatimeve, duke lënë në fuqi pafajësinë për biznesmenin Rezart Taçi për akuzat e fshehjes së të ardhurave.