Vendosni fjalën kyçe....

Rozana Radi tregon pse ka hequr dorë nga koncertet: Më ndoqën me makinë, la pasoja në jetën time (VIDEO)


Rozana Radi prej shumë vitesh nuk merr më pjesë në koncerte muzikore. E pyetur për arsyen se përse ka ndodhur kjo, Radi tha se e gjitha nisi pasi disa fansa e ndoqën një natë me makinë pas një koncerti në Vlorë.

Në një intervistë për “Glamour Zone”, këngëtarja tha se kjo ishte vetëm një nga arsyet se përse atë s’e kemi parë më nëpër koncerte.

 “Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Radi.

Rozana Radi duket e ka gjetur veten mjaft mirë në televizion, ku prej tre vitesh tashmë e shohim të angazhuar në emisionin investigativ “Boom” në Ora News, përkrah moderatores Fiori Dardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *