Shtatë njerëz kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të rrallë të Luftës së II Botërore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Konektikat, pranë aeroportit Bradley.
“BBC” shkruan se në bord ndodheshin 13 persona. Avioni ishte i regjistruar civil dhe nuk po fluturohej nga ushtria amerikane, thonë zyrtarët e aviacionit.
Ekspertët thonë se rreth 10 aeroplanë B-17 janë ende duke u fluturuar rreth SHBA, që nga koha e Luftërave Botërore.
PLANE CRASH: Video shows smoke billowing and flames spewing after a World War II-era bomber plane crashed just outside Bradley International Airport north of Hartford, #Connecticut https://t.co/yAdOAGaT8o pic.twitter.com/StpDA1E34x
— Eyewitness News (@ABC7NY) October 2, 2019
“Kishte fatalitete”- u tha gazetarëve komisioneri i policisë së shtetit James Rovella në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi: “Viktimat janë shumë të vështira për t’u identifikuar, ne nuk duam të bëjmë një gabim.”
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), aeroplani u rrëzua në fund të pistës gjatë përpjekjes për t’u ulur.
Avioni i rrëzuar ishte një simbol ikonik i Luftës së Dytë Botërore.
7 Dead After Vintage WWII B-17 Plane Crash, Fire at Bradley International Airport https://t.co/xRCCgAqY9a pic.twitter.com/fEgrEIei0v
— NBC Connecticut (@NBCConnecticut) October 2, 2019