Kryeministri Rama ka komentuar aksionin e tatimeve te televizioni Syri duke e quajtur një veprim të mirë.
Rama e distancoi veten nga ky veprim me pretekstin se ka qenë gjithë ditën në një aktivitet.
“As nuk kam fare lidhje me këtë, por më vjen shumë mirë që tatimet e Republikës së Shqipërisë kanë shkuar të kontrollojnë si financohen ato stafe dhe si mbahen në punë ato stafe dhe jo vetëm atje por kudo. Nuk i drejtoj unë tatimet. Nuk kam lidhje fare, nuk kam qenë në dijeni. Kam qenë gjithë ditën në aktivitet. S’kam pasur kohë. Ju më patë vetë që para se të vija këtu ju kërkova 2 minuta kohë se isha qull në djersë. Më falni për këto”-deklaroi Rama në emisionin “Real Story” në News 24.