Vendosni fjalën kyçe....

U kapet drogë, armë e municione, ndalohen 4 persona në Kukës


Janë ndaluar në Kukës 4 persona, të cilëve u është sekuestruar drogë, armë zjarri e municione luftarake.

Operacioni i emërtuar ‘Kopshti i Skacajve’ është kryer në Qafë Shllak, ku sipas policisë personat në fjalë do shkëmbin drogë, armë zjarri e municione luftarake.

Gjatë kontrollit në dy mjetet tip ‘Opel’ e Mercedes-Benz’ policia ka kapur 3 kg lëndë të dyshuar narkotike, 2 armë zjarri automatike dhe 900 fishekë.

‘Vijon operacioni “Kopshti i Skacajve”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A.H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës. Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës  kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.’ – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *