Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e Mac Miller, 3 persona rrezikojnë burgim të përjetshëm për sigurimin e drogës


Jo dy, tashmë janë tre burra të akuzuar për sigurimin e drogës që thuhet se i mori jetën reperit Mac Miller.

Aktakuza u zbulua në Los Angeles të mërkurën nga prokurorët. Tre burra akuzohen për komplotin dhe shpërndarjen e tabletave të kokainës dhe oksikodonit të përziera me fentanil. Droga mendohet se ka shkaktuar vdekjen e Millerit në shtator të vitit 2018.

Të arrestuarit janë: Cameron Pettit, 28 vjeç, nga West Hollywood; Stephen Walter, 46 vjeç, nga Los Angeles; dhe Ryan Reavis, 36 vjeç, nga Ariz.. Tre personat ishin akuzuar më parë për vepra të lidhura me drogën. Akuzat e së mërkurës shtojnë pretendimin se droga e siguruar prej tyre çoi në vdekjen e artistit.

Miller – emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm James Myers Mçormick – u nda nga jeta për shkak të një mbidoze aksidentale nga një drogë fentanil i përzier me kokainë dhe alkooli. Ai ishte 26 vjeç.

Sipas prokurorëve, Walter ishte furnitori i fentanilit dhe kokainës që Pettit i shiti Miller, ndërsa Reavis, i cili jetonte në zonën e Los Anxhelosit deri në fillim të këtij viti, kishte vepruar si ndërmjetës për shitjen e fentanilit, shkruan Fox News.

Sipas aktakuzës, më 5 shtator 2018, Pettit dyshohet se i ka shitur Millerit kokainë, Xanax dhe 10 pilula blu (oksikodon me përmbajtje dhe fentanili), e provuar nga shkëmbimi i mesazheve me tekst mes tyre një ditë më parë.

Dy ditë më vonë, ndihmësi i Millerit e gjeti atë të vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Tre personat përballen me një dënim të detyrueshëm minimal 20 vjet në burg federal ose me burgim të përjetshëm, nëse dënohen për njërën nga akuzat që lidhen me vdekjen e Miller.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *