Një video e tmerrshme është publikuar sëfundmi, ku tregohen kushtet ç’njerëzore me të cilat përballen të burgosurit në Venezuelë.
Në videon e regjistruar nga një zyrtar në një burg në Venezuelë, tregohet momenti kur rojet e burgut torturojnë të burgosurit lakuriq ndërkohë që sipër tyre lënë gjelat të zihen, duke u lënë atyre shenja kafshimi dhe gërvishtjeje në trup. Të burgosurit goditen vazhdimisht nga rojet.
Të paktën 82 të burgosur u detyruan të shtriheshin me fytyrën në dysheme dhe me duar pas kokës, në një gjykatë në Qendrën e Koordinimit të Policisë në Anaco, Anzoátegui të premten e kaluar, raportoi ACN.
Të burgosurit raportohet se ishin rrahur për më shumë se dy orë dhe iu mohua ushqimi dhe uji për 24 orë. “Daily Mail” shkruan se videoja fillimisht u publikua nga reporterja Alexandra Belandia.
Anëtarët e familjes thanë se të burgosurit kohët e fundit kishin shkuar në grevë për të protestuar për mungesën e ushqimit dhe ujit të shërbyer nga stafi në burg.
Të burgosurit gjithashtu kërkonin që vizitorëve të tyre të lejoheshin t’u sillnin ilaçet.
Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Saab, ka njoftuar se ka nisur një hetim mbi incidentin. Ai fajësoi komisionerin Hernán Díaz dhe dy oficerë të tjerë, emrat e të cilëve nuk i përmendi, si përgjegjës për abuzimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve.