13-vjeçarja që u rrëmbye para pak çastesh në Tiranë, sapo zbriti nga furgoni i shkollës, u mor me forcë dhe u fut në një makinë tip ‘Fiat Punto’ me ngjyrë të kuqe por dëshmitarët nuk kanë mundur të fiksojnë targën.
E gjithë skena ka ndodhur brenda pak sekondash kur një person i paidentifikuar ka rrëmbyer të miturën duke e futur me forcë në mjetin e tij dhe më pas është larguar me shpejtësi.
E mitura me inicialet S.B., ka bërë rezistencë dhe ka bërtitur duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, por autori ka mundur të fusë me forcë në makinë.
Bashkë me të në furgonin e shkollës ka qenë edhe e motra e mitur.
Rrëmbimi ndodhi në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit, ndërsa e mitura sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar.