Një aksident i mori jetën një 19-vjeçari pasi u përplas me një makinë në aksin Vorë-Tiranë.
Si pasojë ndërroi jetë K.H ndërsa u plagosën shtetasit D.R dhe F.XH.
Njoftimi i policisë:
Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.