Esmeralda Cami zgjidhet si anëtare e 11 e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Cami ishte në garë me prokurorin Vladimir Mara.
Emërimi i Camit vjen pas largimit për shkak të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për largimin nga detyra të Gentjan Osmanit.
Cami në votimin e sotëm u zgjodh me 133 vota ndaj 109 të Marës.