Isko është drejt largimit nga Real Madridi dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, kampionat në të cilin u fol se mund të kalonte edhe gjatë verës.
Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Perez dëshironte ta largonte Iskon në merkaton e verës, por ishte kthyer pas, për shkak se Zidan kishte kërkuar të mos e largonte.
Pikërisht sipas raportit të sipër përmendur, tashmë edhe tekniku francez ka dhënë miratimin e tij për ta larguar mesfushorin. Zëvendësuesi i Iskos në rast largimi do të ishte Suso, për të cilin Reali ka shfaqur interes edhe më parë.
Në këtë mënyrë ngrihen hipotezat se po planifikohet një shkëmbim i bujshëm midis këtyre dy lojtarëve, teksa do të shikonim Iskon te Milani, ndërsa Suson te Real Madridi, në merkaton e ardhshme.