Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtohet në Argjentinë parku më i madh me energji diellore, do furnizojë 160 mijë banesa


Parku diellor më i madh i Amerikës së Jugut, i ndërtuar me fonde dhe teknologji kineze, është hapur në Argjentinë, duke furnizuar më shumë se 160,000 shtëpi, ka raportuar agjensia e lajmeve Xinhua.

Parku Diellor Cauchari ndodhet në majën e një maje malore 4,000 metra mbi nivelin e detit, afër qytetit të Cauchari, i cili kufizohet me Kilin dhe Bolivinë fqinje.

Parku, i cili është pjesë e planit të Argjentinës për të rritur prodhimin e energjisë së rinovueshme, përbëhet nga tre parqe më të vogla me një kapacitet gjenerues prej 100 megavat secili.

Më shumë se 1.18 milion panele diellore janë shpërndarë në një sipërfaqe prej 800 hektarësh.

Projekti 390 milion dollarë drejtohet nga kompania kineze Shanghai Electric Power Construction dhe 85 përqind është financuar nga Banka Eksport-Import e Kinës. Pushteti vendor siguroi 15 përqind të fondeve të mbetura.

Zyrtarët e projektit i thanë Xinhua se uzina fotovoltaike do të shkurtojë emetimet e dioksidit të karbonit me të paktën 325,000 tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *