Policia italiane ka arrestuar skenaristen e Rai-t, 41-vjeçaren Valentina Pizzale pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë Ettore Sequi.
“Do të të shkatërroj”, ishte një nga mesazhet që ajo i kishte dërguar.
Media italiane raporton se 41-vjeçarja është lënë në arrest shtëpie. Sequi dhe Pizzale kishin pasur një lidhje të fshehtë dhe të shkurtër së bashku, por ish-ambasadori kishte kërkuar ndarjen dhe ajo nuk donte ta pranonte këtë.