Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në datën 19 shtator Gjykata për Krime të Rënda vendosi 3.4 vite “shërbim prove” për ish-ministrin dhe ish-drejtorin Çela.
Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim i cili zbriste në 8 vite, duke qenë i ishte pranuar kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar.
Ditën e djeshme edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës së krimeve të Rënda duke kërkuar lirimin nga të gjitha akuzat.