Vendosni fjalën kyçe....

Rama e përqeshi “live” në emision, i përgjigjet Shehi: Përballja me kryeministrin vetëm me teza politike


Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, i ka kthyer përgjigje kryeministri Rama, pas përqeshjes që ky i fundit i bëre mbrëmjen e djeshme në emisionin Real Story ku ishte i ftuar.

Shehi ka deklaruar se përballja e tij me Ramën do jetë përherë me teza politike dhe se nuk do merret asnjëherë me jetën e tij personale, duke nisur nga mënyra si vishet, si sillet etj, pasi ato nuk i interesojnë.

“Unë do vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithë jetën. Unë me kryeministrin do përballem gjithnjë me teza politike. Ky më ësht përgjigj mua me gotat e rakisë. Unë nuk jam marrë kurrë ç’është jeta e tij personale, ç’përdor ky, ca thonë drogë, nuk më hyn në punë fare. Se kur martohet, se kur ndahet, se ç’bën me të dashurat e tij në qeveri. Është punë për të, është personale. Sesi vishet ky me atlete, me brekushe, është prapë personale.” – tha Shehi.

Shehi shtoi gjatë deklaratës së tij se do merret me Ramën sa herë ai të atakojë interesat e Shqipërisë ndërsa shtoi se platformën opozitare e ka përcaktuar Bundestagu me 9 kushtet që i vuri vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *