Vendosni fjalën kyçe....

Robert de Niro lëshon gojën ndaj ish-punonjëses: K**vë, kopile m**i e llastuar. Ik q**u (Audio)


Pretendimet për sjellje të pahijshme ndaj aktorit Robert De Niro kanë marrë një kthesë të papritur me publikimin e një regjistrimi audio, në të cilin ai mund të dëgjohet duke shpërthyer ndaj një ish-punonjëseje, duke e quajtur atë një “kopile m*ti e llastuar”, ndër shumë fyerje të tjera aspak të hijshme.

“Je duke jetuar në Spanjë dhe je mërzitur me mua sepse më thoni se sa bukur po kaloni dhe nuk i përgjigjeni telefonatave të mia? Si guxon. Do të pushohesh nga puna. Je pjesë e historisë tashmë”, dëgjohet duke bërtitur në telefon aktori i filmit “Goodfellas”.

“Si guxon. Me të gjitha gjërat e mira që bën. Kjo është e keqe. Si guxon të tregosh mungesë respekti ndaj meje. Do një dreq pozicioni tjetër, do një pozicion tjetër, këtë thuaj. Mos u zemëro me mua “sepse jam i shqetësuar” sepse nuk kam marrë një gjë të thjeshtë për të cilën kam nevojë tani këtu në Kaliforni, ku jam këtu më pak se 24 orë, ti duhet të jesh duke u tallur me mua, kopile e llastuar! Ik q*hu. Dorëhiqu atëherë. Zoti të mallkoftë.”

Robert De Niro u padit në gjykatën federale nga ish-punonjësja e tij, Graham Chase Robinson, i cili e akuzoi atë për “kontakt fizik të padëshiruar” dhe për “komente të ngarkuara seksualisht”.

“Padia, e ngritur në Gjykatën Federale të Rrethit në Manhattan, përshkallëzon një betejë ligjore midis De Niro dhe ish-punonjëses, Graham Chase Robinson,” raportoi ‘NBC News’ të enjten.

“Ndërmarrja e De Niro, Canal Productions, ngriti një padi kundër Robinson në gusht, duke e akuzuar atë për” shkelje të detyrave të saj”, duke përfshirë shpenzimet në një kartë kompanie dhe shikim të programeve të Netflix gjatë orarit të punës.”

Robinson pretendon se De Niro ishte përfshirë në forma të shumta të sjelljesh të papërshtatshme seksuale dhe profesionale gjatë punës së tij, të cilat përfshinin që ajo t’kruante shpinën, të hekuroste këmishët, të lante çarçafët e tij dhe të fshinte apartamentin e tij.

Për më tepër, Robinson pretendon se De Niro shpesh do të abuzonte verbalisht me të në gjendje të dehur, duke e përçmuar atë me fjalë si “k*rvë”, “kopile”, ose komente të ngjashme “vulgare, të papërshtatshme dhe komente gjinore”.

Ajo gjithashtu pretendon se ai në mënyrë specifike ka shkelur Aktin e Pagesës së Barabartë duke paguar pagën e saj bazuar vetëm në gjininë e saj, kinse duke nënkuptuar një herë “se një punëdhënës mashkull meritonte më shumë paga”.

“Robert De Niro është dikush që zbaton normat e vjetra të moralit” thuhet në ankesë. Ai nuk e pranon idenë që burrat duhet t’i trajtojnë gratë si të barabarta. Ai nuk interesohet që diskriminimi gjinor në vendin e punës shkel ligjin. Zonja Robinson është një viktimë e këtij qëndrimi.”

Avokati i Robinson, Jeremy Heisler, i tha FOX Business se ajo iu bashkua kompanisë së tij të prodhimit me shpresën që të përparonte teksa punonte për të, por përkundrazi u abuzua nga ai.

“Ajo u bashkua si një grua e re idealiste, e cila shpresonte të përparonte në industrinë e filmit, të ketë kompaninë e saj të prodhimit, por në vend që t’i jepte detyratsfiduese dhe t’i jepte detyra që përputhen me titujt e saj, ai e poshtëroi, e trajtoi si një objekt – si një grua dhe rrjedhimisht si pronën e tij,” vazhdon ankesa.

Kur Robinson kërcënoi të hiqte dorë, De Niro dyshohet se e kërcënoi atë me “pasoja”.

“Duke pasur parasysh fuqinë e De Niros, ajo u frikësua sepse ajo kishte frikë se ai mund t’i prishte karrierën në të ardhmen. Më në fund, ajo nuk mund të duronte më dhe ajo dha dorëheqjen në prill të 2018-ës,” tha avokati, Heisler.

Avokati i De Niro, Tom Harvey, tha se akuzat e Robinson kundër aktorit ishin “përtej absurdit”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelktuale e Dailywire dhe The Sun


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *