Një shkencëtar nga Australia, ka lejuar që një gjarpër gjigand ta kafshojë në krah si pjesë e një eksperimenti. Pamjet e frikshme kanë bërë xhiron në web, ku shkencëtari Adam Thorn, shihet teksa i afron krahun e tij një pitoni për ta kafshuar, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Në videon e publikuar, Thorn mund të dëgjohet duke bërtitur ngja dhimbjet, ndërkohë që gjarpri i ngul dhëmbët. Shkencëtari mbante një maskë mbrojtëse për fytyrën ndërsa kolegu i tij, Rob Alleva përpiqet dëshpërimisht t’ja largojë zvarranikun.
Skena po filmohej për një seri të re të dokumentarit të quajtur ‘Kings of Pain’, që do të transmetohet tek History Channel. Pas këtij eskperimentit, Adam mbeti me një plagë të konsiderueshme në krah dhe u detyrua të qepej disa herë.
Rob, i cili e largoi gjarprin nga krahu i Adamit, u kafshua gjithashtu.