Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam marrë bursë nga Soros, Rama ka kryer vepër penale në SHBA”


Kreu i PD-së, Basha, hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Rama, i cili mbrëmjen e djeshme tha se në S një hetim ndaj PD-së dhe Bashës për financime ruse.

Ai tha në Syri.net, se autoritetet amerikane nuk kanë nisur asnjë hetim pasi nuk kanë gjetur asnjë provë për këtë. Kryedemokrati theksoi se Rama ka kryer një vepër penale në SHBA lidhur me foton 80 mijë dollarëshe me ish-presidentin amerikan Obama.

“Si kryetar i opozitës mund të ju them se ky është  një rast i paprecedent, siç ishte sulmi ndaj presidentit aktual. Edhe ky është një rast i paprecedent pasi në ligjet amerikane ndalohet financimi i fushatave nga qytetarë të huaj. Rama ka fshehur, mohuar gjithçka nga fillimi.

Ne kemi kërkuar që nga fillimi nga prokuroria që të hetojë denoncimin nga e njëjta gazetarë që akuzoi edhe presidenti ne SHBA. Edhe autoritetet në SHBA kanë vendosur që në këtë çështje nuk ka asnjë gjë për të bërë hetim. I vetmi që bën hetim prej 1 viti e gjysëm është prokuroria në Tiranë. Ky është një provues se si përdoret prokuroria. Për rastin e Edi Ramës kemi një akt penal, pasi kemi dy të dënuar me burg dhe përfituesi është Edi Rama.” – tha Basha.

Ai ironizoi jo pak kryeministrin Rama, lidhur me deklaratat e tij se është i gatshëm të shkojë në selinë e PD-së, për të zgjidhur krizën, duke thënë se askush nuk e ka ftuar dhe se me kë do vinte, me Doshin, Dakon apo Avdylajt.

“Kush e ka ftuar e pse duhet të vijë. Është përgjegjësi i krizës. Me kë do vijë? Me Tomën? Me Dakon? Me Avdylajt? Nuk mund të lajë zhulin e fajit me një foto të re me kryetarin e opozitës”, deklaroi Basha.

Basha tha gjithashtu se kriza në vend zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kriza është e rëndë dhe kjo krizë zgjidhet me zgjedhje. Këtë thotë Bundestagu, bëni reformën zgjedhor dhe më pas zbatojeni, që do të thotë zgjedhje. Përgjegjësia është e Ramës, dështimi është i Ramës. Garantojmë reformën zgjedhore, garantojmë zgjedhje të lira dhe e çojmë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Zgjedhjet vendore nuk janë të mjaftueshme për të zgjedhur krizën. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare. Kjo është rruga.” – shtoi Basha.

Në fund të emisionit, Basha, i pyetur nga gazetari Peka nëse ndjehej në borxh me George Soros, që pretendohret se i ka financuar studimet, u përgjigj duke thënë: “Nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë financime nga Shoqëria e Hapur. Universiteti ku kam studiuar ka marrë financime për studentë nga Shqipëria dhe Polonia. E vërteta është e thjeshtë dhe e shkoqur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *