Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte 25 refugjatë nga Lindja e Mesme, ndalohet në Morinë 31-vjeçari nga Lezha


Një me banim në  Lezhë është ndaluar në Morinë pasi u kap në flagrancë në tentativë për të kaluar 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme përtej kufirit.

Ndalimi i tij u bë nën vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj” dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij fugon u evidentuan 25 shtetas nga Iraku, Siria, dhe Irani.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Emigranti”

Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, që po transportonte drejt Kosovës 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, personave nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë goditur një tjetër rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të PKK dhe kanë bërë ndalimin e automjetit tip fugon, me drejtues shtetasin T. LL., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll, 31 vjeç, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *