Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Kosovë – Humbin jetën dy persona nga Tirana, katër të tjerë në gjendje të rëndë


Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Peqan të Suharekës, në Kosovë.

Një furgon ku ndodheshin 5 persona nga Shqipëria, u përplas me një kamion në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në fshatin Peqan.

Dy personat që humbën jetën thuhet se janë nga Tirana. Ndërkohë 3 të plagosur janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit. Ata janë nga Durrësi, Tropoja dhe Kukësi. Policia e Kosovës nuk i ka zbardhur ende identitetet e viktimave dhe të plagosurve.

Lajmin fillimisht e ka dhënë kreu i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili raporton se kanë vdekur 2 persona, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në rrezik për jetën. Ndërsa zëdhënësi i policisë Baki Krelani konfirmoi për ‘’Kallxo.com’’ se janë përplasur një furgon me një kamion./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *