Një grup eksploruesish rusë janë përballur me një ari polar të uritur. “RT” shkruan se ekuipazhi zbriti në një bregdet të pabanuar në Arktik për të kapur pamjet e jetës së egër polare, por ishte pikërisht e njëjta jetë e egër në formën e një ariu të uritur, që i ndoqi ata nga pas.
Leonid Kruglov, një fotograf që punon për NatGeo dhe mediat ruse, filmoi ariun që i afrohej ngadalë ekuipazhit, i cili kishte gjetur strehë në rrënojat e një avioni retro sovjetik.
Zakonisht, arinjtë polarë do të shmangnin grupin për shkak të pajisjeve të tyre, por uria mesa duket e bëri të kapërceje frikën për pajisjen fluturuese.