Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku njuë burrë ka humbur jetën duke rënë nga pallati.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 në lagjen “Konferenca e Pezes”, ku një burrë i moshës 60-vjeçare ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku banonte në katin e shtatë.
60-vjeçari është identifikuar si Siri Runaj. Paraprakisht dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, duke gjetur vdekjen menjëherë.