Vendosni fjalën kyçe....

Boksierja puth rivalen në buzë para ndeshjes, por ajo ia kthen me shuplakë fytyrës (VIDEO)


Të puthësh kundërshtarin në ring nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe kampionia e botës Eëa Brodnicka, e ka pësuar në kurriz tashmë.

Polakja Brodnicka mendoi të tërhiqte vëmendjen e publikut duke i ofruar një puthje në buzë kundërshtares Edith Solidad Matthysse, e cila u zu në befasi.

Por argjentinesja Matthysse nuk është tipi më i dashur dhe mënjeherë iu kthye asaj me shpullë në fytyrë, duke bërë që Brodnicka të anohej në një krah dhe buzëqeshja iu largua nga fytyra.


Shoqëruesit pranë u detyruan të ndërhynin për të ndarë dy vajzat. Të dyja vajzat pretendojnë titullin kampione në garat e WBO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *