Vendosni fjalën kyçe....

Çmim Nobel për Gretën? Dy të tretat e gjermanëve mendojnë se kjo është ide e keqe


Nominimi i Greta Thunberg për çmimin Nobel për Paqen është vlerësuar nga shumë media kryesore dhe figura publike në Evropë, por jo të gjithë janë aq entuziastë.

Sipas një sondazhi të ri, vetëm 15% e gjermanëve e mbështesin atë. 66 përqind e qytetarëve gjermanë u përgjigjën me një “jo” të qartë, sipas një studimi të YouGov mbi ndryshimin e klimës dhe mjedisin. Vetëm 15 përqind mbështesin nominimin dhe 19 përqind ishin të pavendosur, shkruan RT.

Aktivistja 16-vjeçare është kthyer në shkollë pasi u përzgjodh si kandidate nga deputetët norvegjezë që përdorën një klauzolë që lejonte politikanët kombëtarë dhe disa studiues të universitetit, të emëronin njerëz për çmimin.

“Greta Thunberg ka filluar një lëvizje masive të cilën unë e shoh si një kontribut të madh për paqen,” do të shprehejFreddy Andre Ovstegard nga Partia Socialiste.

Nëse i jepet Çmimi i Paqes në 11 tetor, 16-vjeçarja do të bëhej anëtarja më e re i sallës së përbërë nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ose emra me rëndësi të madhe në politikë, si Nelson Mandela, Mikhail Gorbachev ose Henry Kissinger.

Greta Thunberg është akuzuar se pas saj qëndron miliarderi George Soros dhe shumë politikanë kanë thënë se ai po e përdor. Por vetë Greta këmbëngul se “nuk ka askënd mbrapapërveç vetvetes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *