Presidenti amerikan Trump ka vazhduar të godasë përpjekjet e demokratëve për ta hetuar, këtë herë duke akuzuar partinë se “vazhdon të ndërhyjë edhe në zgjedhjet e 2016”.
“Demokratët jo vetëm që po ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2020, por ata po vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2016″, shkroi ai në ‘Twitter’ të shtunën, duke shtuar se “ata duhet të ndalen!”
Presidenti i ka quajtur akuzat ndaj tij që përqendrohet rreth akuzave se ai i bëri presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të rihapur një hetim korrupsioni për marrëdhëniet e biznesit të djalit të izh-zv.presidentit amerikan, Joe Biden, “të rreme” dhe një “gjueti shtrigash “, e krijuar për të hequr atë para garës së vitit 2020.
Trump ka akuzuar agjencitë e inteligjencës së SH.B.A.-së se kanë “spiunuar” fushatën e tij të vitin 2016 dhe marrjen e një urdhri përgjimi të FISA nën pretekste false.