Vendosni fjalën kyçe....

“Do ndërhyjmë në Siri, bashkëpunimi me SHBA-në ishte thjesht përrallë” – Erdogan


Presidenti turk Erdogan, tha se ushtria e vendit të tij është në gatishmëri për të lëvizur më tej në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, duke i quajtur perspektivat e krijimit të një zone të përbashkët të SHBA-Turqi “një përrallë”.

Ankaraja beson se “patrullat tokësore dhe ajrore me SH.B.A. ishin një përrallë; ne kemi kryer përgatitjet për zonën e sigurt në Siri dhe kemi dhënë urdhrat e nevojshëm,” u citua Erdogan nga media lokale.

“Ne do ta kryejmë këtë operacion si në tokë ashtu edhe në ajër menjëherë, sot ose nesër. Ne u dhamë të gjitha paralajmërimet bashkëbiseduesve tanë në lidhje me lindjen e Eufratit dhe kemi vepruar me durim të mjaftueshëm,” shtoi ai.

Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord në fillim të gushtit për të krijuar një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe për të krijuar një “korridor paqeje” për të lehtësuar kthimin e sirianëve të zhvendosur.

Por përparimi aktual ka qenë i ngadaltë në terren pasi SHBA këmbënguli të mbrojë dhe mbështesë aleatët e saj kurdë në zonë, të cilën Turqia i konsideron terroristë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *