Vendosni fjalën kyçe....

Dy arinj kacafyten me njëri-tjetrin në mes të autostradës, shoferi hap krahun dhe i filmon (Video)


Pamjet e rralla të dy arinjve të mëdhenj të cilët kacafyten në një ndeshje të egër janë bërë virale, pasi nuk qëllon shpesh që ngjarje të tilla të kapen nga kalimtarë të rastit.

Kacafytja u filmua në një autostradë kanadeze dhe u shpërnda në mediat sociale.

Videoja e pabesueshme tregon të dy arinjtë që përballen me njëri-tjetrin herë duke u ngritur në këmbët e pasme e herë duke ulëritur para se të rrëzohen në një hendek anash rrugës.

Cari McGillivray qëlloi në “momentin e mahnitshëm” në autostradën Stewart-Cassiar në British Columbia në Kanada dhe i ndau pamjet në Facebook, duke grumbulluar më shumë se 40,000 pëlqime brenda dy ditësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *