Portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e gjashtë.
Sipas policisë, dyshohet se i riu e ka kryer këtë veprim në kushtet të rënduara psikologjike.
Ai është dërguar me shpejtësi në spital për trajtim mjekësor.
Informacion paraprak
“Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Klubi i Partizanit ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se portieri ka pësuar aksident pas përfundimit të ndeshjes me Teutën dhe se është në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.